27 Mayıs 2016 Cuma

Hyrje

Hyrje

Allahu ka krijuar jetën dhe vdekjen për një arsye të veçantë. Ai ia komunikoi këtë njeriut duke dërguar Librat të cilat sqarojnë qartë dallimin midis veprave të drejta dhe atyre të gabuara. Ky qëllim i jetës është shpallur në ajetin vijues:
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepër-mirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.(Surja Mulk: 2)
Esenca e këtij qëllimi është të nderuarit e Allahut me nderimin që i përket Atij, të zbatuarit e kufizimeve të vëna nga Ai, të mirëkuptuarit e natyrës së përkohshme të kësaj bote dhe riorientimi i të gjitha veprave dhe sjelljeve në dritën e vullnetit të Krijuesit.
Individi që sillet me përgjegjësi ndaj Krijuesit të vet do të arrijë mirësi, rehati, siguri dhe paqe në këtë botë. Mënyra më e përshtashme e jetës dhe plotësimi i të gjitha nevojave të shpirtit njerëzor tregohen në Kuran. Të qenit i vëmendshëm në ndjekjen e urdhërave të Kuranit, mund të shndërrojë jetën e njeriut në një imazh që i ngjet parajsës.
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.(Surja Nahl: 97)
Në ajetin e lartëpërmendur, Allahu u jep lajmin e gëzuar besimtarëve se ata që sillen sipas urdhërave të Kuranit do të kenë jetë të hareshme, duke bartur në këtë mënyrë te qenjet njerëzore një mister të rëndësishëm të jetës. Fama, prosperiteti ose pamja e mirë nuk premtojnë kurrë jetë paqësore, shpërblyese e të parrëfyeshme, përveçse kur njeriu zbaton parimet morale të Kuranit.
Kjo në të vërtetë përbën objektivën kryesore të këtij libri; ofrimin e një ilustrimi të gjallë të shqetësimeve e jorehatisë që përjeton gjatë jetës njeriu, kur bën jetë tjetër e jo atë që është menduar si e përshtatshme nga Allahu, dhe jetën e gëzuar që mund të arrijë njeriu duke kompletuar bindjen ndaj urdhërave të Allahut.
Allahu e definon mënyrën e të jetuarit para mbërritjes së Profetit Muhamed si injorante, ose si periudhë e injorancës.
Fjala injorancë, siç përdoret në Kuran, bart kuptim të ndryshëm nga konotacionet e pranuara normalisht. Në përdorimin e zakonshëm, injoranca nënkupton analfabetizmin, joarsimimin ose mos-posedimin e sjelljeve të mira. Sidoqoftë, në kuptimin Kuranor, injoranca definohet si gjendje mendore ku personi është plotësisht i pa ndërgjegjshëm për qëllimin e ekzistencës së tij në jetë, për atributet e Krijuesit të tij dhe informatat e shpalosura në Librat e Shenjta që i janë dërguar për jetën e përtejme. Kështu, shprehja, i referohet gjendjes së pavetëdijshme dhe mënyrës së veçantë të të jetuarit që është pasojë e thjeshtë e injorancës. Sigurisht, mungesa për të kuptuar Krijuesin, botën në të cilën jetojmë dhe sistemin që na rrethon, është forma më ekstreme e injorancës. Asgjë, as mënyra moderne e të jetuarit që e adopton njeriu, as gjuha e huaj që ai e flet, as raftet me libra që ai lexon ose sjelljet e mira, nuk mund të kompenzojnë injorancën.
Shoqëria injorante është një shoqëri e tillë ku mbizotëron një pandërgjegjshmëri për injorancën. Koncepti i shoqërisë injorante, sidoqoftë nuk zbatohet te njerëzit që jetuan përpara shpalljes së Kuranit. Në rradhë të parë, shprehja i referohet të gjithë njerëzve që u shmangën nga sjelljet morale dhe mënyra e të jetuarit pasi që u shpall Kurani. Kështu ky definicion është shprehje mjaft gjithëpërfshirës.
Arsyeshmëria themelore e shoqërive injorante i bën njerëzit që të formojnë idetë e tyre personale lidhur me të drejtën dhe të gabuarën mbi të cilat ata pastaj ndërtojnë tërë jetën e tyre. Çfarë pasojash rezultojnë nga një pozicion i tillë? Përgjigja është e thjeshtë: zhvillimi i qasjes apatike ndaj temave kruciale të jetës: jeta përtej vdekjes. Një qasje e tillë, sidoqoftë, është më së shumti e dëmshme për jetën e përtejme të njeriut si dhe për çdo shpresë rreth një jete paqësore e të shpërblyer në këtë botë. Arsyeja e vetme për këtë është se sistemi moral që mbizotëron në shoqëritë injorante është krijuar vendosmërisht në bazë të të arsyetuarit të keqkuptuar. Qëllimi fundamental i jetës është pak a shumë i njëjtë për çdo individ: që të arrijë standard më të mirë të të jetuarit gjatë jetës, e cila është e kufizuar në një mesatare prej 60-70 vjetësh…
Sigurisht ky është ideal që ka aq shumë mungesë në vizion saqë pashmangshëm e bën njeriun që të humb drejtimin në këtë botë të vogël. Një botë e tillë përfshin llojin e njerëzve me botëkuptime të ngushta e të kufizuar në të menduarit e tyre. Këta njerëz paraqesin qëndrime primitive e të thjeshta dhe u kushtojnë shumë vëmendje detajeve të vogla. Kjo ndodh për faktin se ky ideal lë pas dore shqetësimet siç janë ato se pse dhe si është krijuar njeriu. E vërteta për jetën matanë vdekjes, marrja parasysh e saj dhe përgatitjet rreth saj, janë plotësisht të papërfillshme në këtë lloj ideali.
Për anëtarin e shoqërisë injorante jeta është konkurrencë, ose betejë për të mbajtur ekzistencën e dikujt në mënyrën më të favorshme; qëllimet kryesore janë të qenit i suksesshëm e i pushtetshëm. Në këtë skajshmëri, individi ndërton ndërgjegjen vet-koncentruese. Kur njëherë të ketë fituar prosperitet, ai zhvillon lidhje të fortë ndaj parave dhe prosperitetit material. Për më tepër, statusi i arritur përcillet nga dëshira për më shumë status. Kjo ambicje e skllavëron njeriun aq thellë saqë ai nuk mund të arrijë të kuptojë injorancën e vërtetë dhe bie në të duke mos ia arritur kurrë që të lirohet nga ajo.
Një krahasim me mënyrën e të jetuarit, me të menduarit dhe vlerat morale të inkurajuara nga Kurani do të shpalos natyrën primitive e të prishur të kësaj jete.
Qëllimi I këtij libri është që të shkojë mëtutje me këtë krahasim dhe të demonstrojë se deri në ç‘masë arrin vrazhdësia në të kuptuar te anëtarët e shoqërive injorante. Mëtutje, ky libër ekzaminon rrënjësisht vlerat morale të këtij të kuptuari të patakt dhe paraqet mënyrën e jetesës, të zgjedhur e të gëzuar nga Allahu, si të vetmën zgjedhje për të eliminuar këtë lloj mentaliteti.
Në ajetin vijues, Allahu I drejtohet njerëzve të shoqërive injorante:
A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?(Surja Maide: 50)

Të Njohurit E Shoqërisë Injorante

Të Njohurit E Shoqërisë Injorante

Karakteristika më e shquar dhe e qenësishme e anëtarëve të një shoqërie injorante është pagatishmëria për të zhvilluar ndjenja ndaj Allahut. Kështu, njerëzit në këtë shkallë të injorancës thjeshtë i shmangen bindjes së urdhërave të Allahut, duke zhvilluar parimet e tyre morale dhe një mënyrë të të menduarit që është në kundërshtim me çdo gjë, që aprovohet si e drejtë në Kuran. Kurani, Libri i fundit i Shenjtë, ofron të gjitha përgjegjet e mundshme në të gjitha pyetjet e mundshme që mund t’i ngrisë një individ gjatë jetës së tij. Kurani ofron të gjitha shpjegimet kryesore dhe zgjidhjet të cilat i duhen atij në çdo aspekt të jetës së vet.
Përkundër ekzistimit të Kuranit, udhëzuesit të vetëm drejt rrugës së vërtetë për njerëzimin, njerëzit në këtë shkallë injorance braktisin këtë burim të saktë të urtësisë dhe drejtohen ndaj aftësive të tyre të kufizuara të të menduarit, në mënyrë që të përcaktojnë se si të kalojnë jetën e tyre ashtu që të kenë një shpërblim nga ajo. Duke pasur parasysh këtë fakt, mentaliteti i një shoqërie të tillë dëshmon përfundimisht se është injorante kur krahasohet me mentalitetin ideal që përshkruhet në Kuran. Në kaptinat vijuese të librit, shqyrtimi i mëtutjeshëm i mënyrës së pëlqyer të të jetuarit nga shoqëritë injorante do të na ofrojë të kuptojmë më mirë natyrën e saj primitive. 
Para se të vazhdojmë me mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit e moralit në shoqëritë injorante, sidoqoftë, do të ishte mirë të kemi një opinion për veçoritë e saj të përgjithshme.

Në çdo epokë ka ekzistuar
një shoqëri injorante

Që nga koha kur është krijuar njeriu, gjithmonë kishte dy shoqëri të ndryshme: shoqëritë injorante dhe komunitetet e besimtarëve. Të gjithë ata që dështuan së vërejturi kufizimet e vëna nga religjioni, përbëjnë shoqëritë injorante. Përkundër mospajtimeve në besim, mendimeve dhe mënyrës së të jetuarit, ekziston një shkak themelor fundamental që shtron bazën e jetës së të gjitha shoqërive injorante: mos zbatimi i religjionit të vërtetë. Anëtarët e shoqërive injorante, thjeshtë të kufizuar në mënyrë strikte në botëkuptimet ndaj jetës së kësaj bote, definohen në ajetin vijues:
Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dunjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona.(Surja Junus: 7)     
Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.(Surja Insan: 27)
Në asnjë mënyrë nuk është e gabuar që të gëzohen të mirat e kësaj bote. Allahu i ka krijuar këto të mira dhe ua ka dhënë ato në shërbim njerëzve. Sidoqoftë, anëtarët e shoqërive injorante, bëjnë gabim në këtë pikë: ata kurrë nuk ndjehen të kënaqur me atë që kanë dhe gjithmonë duan të kenë më tepër. Sipas fjalëve të Kuranit, ata janë të mashtruar nga kjo botë. Ajo që është më me rëndësi, është se ata kurrë nuk ndjehen falënderues ndaj Krijuesit, i vetmi që u dhuron atyre këto të mira.
Kjo është arsyeja pse, pavarësisht nga dallimet në mënyrën e të jetuarit, prosperiteti, raca, ngjyra e gjuha, të gjitha shoqëritë injorante, përgjatë historisë, kanë ekspozuar një ngjashmëri të habitshme në arsyeshmërinë dhe mentalitetin e tyre fundamental. Pavarësisht se a ishte komuniteti një ndër fiset më primitive në histori ose një civilizim madhështor që datonte nga kohërat që s’mbahen mend, ose një shoqëri bashkëkohore; qëllimi i të gjitha shoqërive që kanë një ekzistencë që i ka rrënjët në injorancë ka qenë gjithmonë një dhe i ngjashëm: përfitimi nga kjo botë.

Moraliteti i injorancës është sistem I të besuarit
i trashëguar nga një gjeneratë në tjetrën

Një tipar tjetër i shoqërive injorante është mënyra se si ato sigurojnë informatat rreth jetës.  Në vend se nga librat e shenjta të shpalosura nga Krijuesi, anëtarët e shoqërive injorante mbledhin gjithë njohuritë e tyre për jetën nga paraardhësit (prindërit, gjyshërit...etj). Paraardhësit, drejtues të pandryshuar të anëtarëve të shoqërive injorante, udhëzojnë gjeneratat e reja në religjionin e injorancës dhe në vlerat morale që ajo inkurajon, duke mbajtur kështu vazhdimësinë e këtillë primitive të religjionit. Edhe këta udhëheqës për vetën e tyre ishin të informuar mbi fundamentet e këtij religjioni të korruptuar nga gjeneratat paraprake.
Çuditërisht, ky sistem, i trashëguar nga një gjeneratë në tjetrën, nuk është vënë kurrë në pyetje. Çdo gjë që i përket informatës është pranuar si një fakt i kryer. Të gjitha vlerat e të gjykuarit, qoftë të drejta ose të gabuara, kanë kaluar te gjeneratat vijuese, të gatshme për përdorim. Natyrisht qëndrimi i këtillë nuk i inkurajon kurrë anëtarët e rinj që të vënë në pikëpyetje sistemin ose që të gjejnë çfarëdo qoftë lidhur me seriozitetin e tij.
Kurani fton që t’i kushtohet vëmendje mbështetjes pa asnjë pikëpyetje që i ofrohet këtij sistemi dhe mënyrës se si njerëzit injorantë largohen nga udhëzimi i Allahut pa ndjerë madje as nevojë që të  mendohen për këtë:
E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): “Pranoni atë që All-llahu e shpalli!” Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!” Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?(Surja Bekare: 170)

Fakti se ata përbëjnë shumicën e shoqërisë nuk
indikon seriozitetin e shpjegimit të tyre themelor

Kurani ofron një fakt tjetër të rëndësishëm lidhur me shoqëritë injorante: ata gjithmonë përbëjnë shumicën e shoqërisë krahasuar me komunitetin e besimtarëve. Kurani na informon se besimtarët janë gjithmonë pakicë:
Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.(Surja Jusuf: 103)
Por për disa prej tyre, ata nuk besojnë. (Suraja Nisa: 46)
Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetwm se duke i shoqëruar (zota të tjerë).(Surja Jusuf 106)
Me siguri kjo nuk është një rastësi por një situatë e veçantë e krijuar me paramendim nga Allahu për një arsye të qëlluar. Fakti se besimtarët janë në pakicë i bën ata që moralin e tyre ta përçojnë në mënyrë sa më të vyer në këtë botë. Për më tepër, ky është një faktor që e ngritë shpërblimin e tyre në jetën e përtejme.  Kjo botë sigurisht josh, si pjesë thelbësore e të gjykuarit nga Allahu. Veçse, nëse interesimi për jetën e përtejme zotëron mendjen e dikujt tërësisht, për pasojë, veprat e atij personi me siguri që do të jenë superiore nga ato të shumicës që është mashtruar nga joshja prej të mirave të kësaj bote.
Kjo është një çështje e rëndësishme e të gjykuarit për pabesimtarët. Për shumicën e njerëzve është traditë që të ndiqen mënyrat e përgjithshme të bërjes së gjërave në shoqëri. Ata thjeshtë e marrin si të garantuar se qëndrimi i përgjithshëm i shoqërisë është ai i drejti. Mëtutje, në saje të të arsyetuarit të ngjashëm, konsiderohet se shumica paraqet të vërtetën absolute, përderisa pikëpamja e pakicës është që t’i qaset kësaj pa dyshime dhe shqetësime. Qëllimi ynë, thënë shkurtimisht, është: kur, të udhëzuar nga Allahu, ftohen për në rrugën e vërtetë, njerëzit në gjendjen e injorancës refuzojnë të pajtohen me këtë ftesë nën pretekstin jobindës se kjo nuk përputhet me urdhërat e pranuara sociale. Sidoqoftë, gatishmëria e pranuar nuk mund të jetë në asnjë mënyrë argument i së vërtetës.
Kriteri social sigurisht nuk është gjë tjetër përveç se të gjykuarit e sëmurë të të kuptuarit të lartpërmendur të vrazhdë. Njerëzit injorantë përbëjnë shumicën e komunitetit thjeshtë sepse të gjithë ata kthehen në jomirënjohjës totalë për Krijuesin e tyre, thjeshtë duke preferuar këtë botë ndaj tjetrës. Sigurisht, ata që adoptojnë qëndrimin e një shoqërie të tillë thjeshtë mashtrojnë veten.
Në Kuran, Allahu na informon shkaqet se përse njerëzit në gjendje injorance e përbëjnë shumicën e shoqërisë dhe i paralajmëron besimtarët që të jenë  kundër të konsideruarit të kësaj si një kriter për vetveten:
Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.S'ka dyshim, Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar rruga e Tij dhe Ai është më i dijshmi për të udhëzuarit.(Surja En’am: 116-117)
Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë.(Surja Junus: 36)
Qëndrimi i supozuar i besimtarëve për të gjetur të vërtetën shpjegohet në Kuran:
Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.(Surja Xhin: 14)

Shoqëritë injorante kanë qenë të parajamëruara
gjithherë gjatë historisë

Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.(Surja Isra: 15)
Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë vendbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj pejgamber, i cili do t'u lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, po vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.(Surja Kasas: 59)
Ajetet e lartëshënuara tregojnë një fakt të vetëm: çdo shoqërie injorante i qe dërguar një profet që t’ua komunikojë mesazhin e Allahut. Me mëshirën e tij të pakufijshme, Allahu nuk dënon një shoqëri së cilës nuk i është komunikuar porosia e tij e shenjtë. Përmes profetëve, Allahu njoftoi njeriun se nuk ka të mirë tjetër përveç Tij dhe ua përkujtoi atyre Ditën e Gjykimit.
Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): “Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!”(Surja Mu’minun: 32)
Një çështje tjetër meriton të përmendet këtu: anëtarët e shoqërive injorante insistojnë me qëllim që të mbajnë mënyrën primitive të të menduarit. Ata ekspozojnë këmbëngulje të pakuptueshme në zbatimin e religjionit të injorancës, edhepse profetët u ofruan atyre shpjegime të qarta për ekzistencën e Allahut dhe jetën e përtejme. Në një ajet tjetër, qëndrimi i zakonshëm i njerëzve të spikatur të shoqërive injorante ndaj porosisë së shenjtë është rrëfyer hollësisht:
Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”(Surja Zuhruf: 23)

Ata kalojnë jetën e tyre në mundim e ankth

Njerëzit në gjendje injorance investojnë të gjitha shpresat dhe ëndërrat e tyre vetëm në këtë botë dhe harrojnë jetën e përtejme. Sidoqoftë, lidhshëmria që ata krijojnë për këtë jetë shpesh kthehet në një ambicje të pafre. Në këtë pikë, fati, fama ose statusi pushojnë së kënaquri trillet dhe dëshirat botërore të individit. Suksesi dhe prosperiteti vetëm shkaktojnë ambicje e lakmi të mëtutjeshme, në vend se të nxisin gjendje mendore paqësore. Një ambicje e tillë, sidoqoftë është dëmtuese për mirëqenjen fizike të njeriut. Ambicjet poashtu bëjnë që ai të humbasë vlerat morale. Vet-interesi përfundimisht i izolon ata. Edhepse të rrethuar nga shumë njerëz, njerëzit në gjendje injorance ndjehen të vetmuar e të pasigurtë, duke mos gjetur kurrë një mik të vërtetë. Ky faktor, bashkë me faktorët e tjerë (ekzaminuar në kaptinat vijuese) u bë burim kryesor i dëshpërimit. Nën kushte të këtilla, jeta bëhet më shumë barrë se sa burim i gazmendit e i kënaqësisë.
Kjo është ajo që saktësisht u ngjan injorantëve, si rezultat i preferencave të tyre vetjake. Sidoqoftë, pavarësisht se çfarë u ngjan atyre, ata nuk e kuptojnë kurrë se çfarë u ngjan jetëve të tyre. Shumica nga ta e kuptojnë vetëm pasi të kenë kaluar tërë jetën të dhënë pas kënaqësive të kësaj bote, dhe vetëm atëherë kur e ndjejnë se u është ofruar vdekja. Për hidhërimin e tyre, kjo ndodh shumë vonë. Madje edhe atëherë, hidhërimi nuk mbaron këtu. Allahu na informon se nuk është vetëm jetë e kësaj bote që ata kanë humbur. Për shkak të zbatimit të arsyeve primitive, këta njerëz do të ndeshin një fund të pikëllueshëm në jetën e përtejme:
Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në Ditën e Gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (Kiameti) befas e të thonë: “Të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.(Surja En’am: 31)
Në anën tjetër, besimtarët që kalojnë jetën e tyre pas kauzës së Allahut shpërblehen me jetë të bukur si në këtë botë ashtu edhe në botën e përtejme:
Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët.(Surja Ali Imran : 148)
Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?” Thuaj: “Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e Kiametit janë të posaçme për ta. Kështu i sqarojmë argumentet një populli që kupton.(Surja –A’raf : 32)
Ky është ajeti që fillon me:
(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.Atyre u jepen myzhde në jetën e dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh.(Surja Junus : 63-64)

Pse ata preferojnë jetën primitive?

• Sepse ata besojnë se çdo gjë është e kufizuar në këtë jetë

Mënyra e tyre e të menduarit është se njeriu ka trashëguar karakteristikat e injorancës, që kufizon ekzistencën e tyre në këtë botë. Kjo ka një kuptim: pranimi i kësaj bote të përkohshme si e vërtetë, dhe mospërgatitja për botën tjetër…rrjedhimisht, një qëndrim i këtillë na bën të besojmë se këta njerëz nuk kanë besim, ose më mirë kanë besim të varfër, në jetën e përtejme. Të kënaqur me jetën së cilës vdekja do t’i jap një fund, ata në gjendje të injorancës luftojnë që të mbahen shtrëngueshëm për këtë botë. Mentaliteti i këtyre njerëzve shprehet në Kuran me fjalët e vetë atyre:
Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi!(Surja Mu’minun: 37)
Ata që kanë bindje të tillë nuk vëzhgojnë kufizimet e vëna nga Allahu dhe, në pajtim me këtë, nuk demonstrojnë dëgjueshmëri ndaj urdhërave të Tij. Një mënyrë e tillë e të kuptuarit është e bazuar në dëshirën e të qenit superior në këtë botë, duke harruar atë tjetrën.
Në këtë pikë, ka një gabim fundamental që e bëjnë këta njerëz: ata preferojnë një mënyrë të tillë të të jetuarit në tokë duke u orvatur të fitojnë më shumë nga kjo jetë. Sidoqoftë, është dëshmuar se pasojat e kësaj janë të ndryshme. Lëre anash kënaqjen në përfitimet materiale e shpirtërore, vështirë që ata nxjerrin kënaqësi nga  dobia e kësaj bote.
Kjo ndodh sepse, për shkak të pandjeshmërisë së tyre ndaj nevojës për të zënë veten me kujtimin e Allahut, Allahu ose i merr prapa të mirat e Tij nga ta ose u jep zemrave të tyre një frikë të përhershme se do t’i humbasin këto të mira. Kjo vërtetë është një situatë bezdisëse sepse ata nuk mund të pushojnë kurrë nga frika rreth së ardhmes së tyre. Mendimet për këtë zënë çdo moment të jetës së tyre.
Mënyra e vetme për të përfituar nga të mirat e kësaj bote është të pasurit në zotërim të plotë të faktit se ato ua ka dhuruar Allahu. Ai që kupton këtë e di me siguri se këto të mira janë të përkohshme dhe inferiore krahasuar me të mirat në jetën e përtejme.
Këtu ngritet një pyetje e rëndësishme: a nuk ndjehen ata të frustruar dhe që përfundimisht të kuptojnë misterin e jetës? Aletrnativisht, kur njëherë të kuptojnë se nuk mund të kënaqen në këtë botë, pse ende e mbajnë këtë mentalitet? Përgjigjet e ofruara nga Kurani në këtë pyetje janë eksplicite:
Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e Allahu nuk i udhëzon njerëzit jobesimtarë.(Surja Nahl: 107)
All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).(Surja Rra’d: 26)
Këto ajete shpalosin rrenën e arsyeshme prapa mënyrës primitive të të menduarit që mbizotëron në shoqëritë injorante: ndjenjën e një lidhshmërie me jetën e kësaj bote dhe të harruarit e jetës së përtejme. Në kundërshtim me këtë bindje; sidoqoftë, kjo jetë është thjeshtë një skenar i dizajnuar për të vënë njeriun në gjyq. Jeta e vërtetë është në të vërtetë ajo që do të fillojë kur njeriu të nxjerrë frymën e fundit. Ky realitet lidhet me ajetin e mëposhtëm:
Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin.(Surja Enkebut: 64)
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te All-llahu është e ardhmja më e mirë.(Surja Ali Imran: 14)
Allahu përshkruan në këto ajete joshjet e veçanta mbi të cilat njeriu bëhet më i epshëm- paratë dhe pronësitë. Por prosperiteti material nuk sjell paqe e kënaqësi. Orvatjet për të gjetur dashurinë e vërtetë dhe respektin shpesh provohen të jenë të kota. Miqësia e vërtetë poashtu kërkohet kot sepse nuk arrihet kurrë në shoqëritë injorante. Ato nuk mund të arrihen kurrë sepse dashuria, respekti e miqësia janë të arritshme vetëm kur individi sillet në pajtueshmëri me Krijuesin e vet, duke arritur kështu përsosmërinë morale. Një besimtar i sinqertë që ka vlera morale lë një përshtypje pozitive te njerëzit e tjerë dhe ndërton  një lidhje besueshmërie; në të vërtetë kjo është baza e dashurisë dhe respektit të vërtetë. Ai që është pa këto vlera morale mund të grumbullojë me shpejtësi pasuri, të ketë vilën më madhështore në botë, ose të udhëtojë në resoret pushuese më të mira të botës. Shkurt, ai mund të kënaqë shijen për secilën kënaqësi që mund ta sjell paraja. Megjithatë një prosperitet i tillë material nuk ofron kurrë paqen e mendjes dhe ndjenjën e sigurisë që i duhen atij personi. Të arriturat e tij nuk kënaqin kurrë lakminë e tij që të mund ta bëjnë të lumtur. Përkundër faktit se posedon gjithë çfarë ka nevojë, ai ende gjen shkaqe për t’u ankuar.
Në mënyrë të pashmangshme ambicjet bëhen burim i korrupsionit të thellë moral. Dëshira për para e shtyn njeriun në falsifikim, gënjeshtër, egoizëm, vepra të padrejta dhe sjellje të tjera të këqija, të cilat bëjnë që të tërbohet e vuajë ndjenja të tensionit e  ankthit.
Në Kuran, është shpallur një tjetër arsye për çka ngulmimi i shoqërisë injorante ndaj këtij të arsyetuari të vrazhdë është shpallur të jetë prirje për mburrjen të cilën e ushqen:
Dije se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, një fjalë e kotë, një salltanet, dhe mburrje ndër ju, dhe rivalitet për pasurinë e fëmijtë.(Surja Hadid: 20)
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por te All-llahu është e ardhmja më e mirë.
Çdo çështje që është e lidhur me jetën e kësaj bote bëhet temë për lëvdatë. Njerëzit i kushtojnë shumë rëndësi të qenit i vlerësuar nga të tjerët kështu që jeta e tyre bëhet hulumtim për të pasur gjërat për të cilat mund të lavdërohen. Arsimimi i mirë, të pasurit e një statusi të admirueshëm në shoqëri, të martuarit me një anëtar të një  familjeje  të spikatur ose madje edhe të pasurit e fëmijëve, për njerëzit injorantë, janë material i rëndësishëm për t’u lavdëruar. Pamja e mirë ose inteligjenca e fëmijës, shkolla të cilën e ndjek ai/ajo bëhen çështje lavdatash. Jeta që është e kufizuar në vetëm gjashtë ose shtatë dekada kalohet kështu në qetësimin e ambicjeve për pasuri, sukses ose ndonjë formë tjetër prosperiteti. Duke pasë parasysh se arsyeja kryesore për këtë dëshirë është të dëshmuarit para njerëzve të tjerë, të cilët janë të dobët e të vdekshëm si çdo njeri tjetër, kjo është diçka për të cilën duhet menduar. Mbi të gjitha, askush nuk duhet të guxojë që të humbasë jetën e përhershme me çmimin e lënjes së përshtypjes së mirë ndaj të tjerëve në këtë botë.

• Sepse para se të sillen me ndërgjegje, ata mundohen
të plotësojnë dëshirat e tyre të kota

Nëse përkujtohet vetëm një gjë që lidhet me arsyet e ndjekjes së një jete primitive kur çdo gjë tjetër harrohet, sigurisht që kjo duhet të jetë tendenca e njerëzve injorantë për të ndjekur dëshirat e tyre.
Allahu ka frymëzuar në shpirtin e njeriut dy zëra, të kundërta ndaj njëri tjetrit në natyrë. Një nga këta zëra frymëzon shpirtin me ndërgjegje se çka është e mirë dhe çka është e keqe. Nëse dikush dëgjon zërin e këtij udhëzuesi të shenjtë, që është ndërgjegja e vet, ai nuk do të devijoj nga rruga e drejtë dhe do të mbesë I urtë e me pikëpamje të qartë. Zëri tjetër, përkundrazi, thërret për një jetë në pajtim me anën negative të shpirtit të njeriut. Këta dy zëra në të vërtetë janë ndërgjegja e shpirtit (an-nafs). Ky fakt qëndron në Kuran:
Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.(Surja Shems: 7-10)
Në punën e përkushtuar për të identifikuar dhe definuar shoqërinë injorante nga çdo aspekt, dallimi ndërmjet ndërgjegjes dhe shpirtit meriton një vëmendje të veçantë.  Sepse shkaku kryesor që një person të jetë injorant është tendenca për të ndjekur trillet dhe dëshirat si dhe indiferenca e tij e plotë ndaj pëshpëritjes që e fton atë në udhëzimin hyjnor.
Në kundërshtim me të priturat e larta, jeta e shënuar nga dashuria për dobitë e kësaj bote shpirtërisht nuk shpërblehet.

Stili i Jetës Që E Vë Në Dukje Injoranca

Stili i Jetës Që E Vë Në Dukje Injoranca

A do të dëshironit të kishit një jetë të përsosur të mirësisë, sigurisë e rehatisë, ku koncepti i kohës ose një jetë e kufizuar në pesë ose gjashtë dekada nuk ka ndonjë rëndësi? Ndërkohë, mbajeni në mend se dekada e parë e kësaj jete do të kalojë në pandërgjegjësinë e fëmijërisë kurse e fundit duke u marrë me shëndetin e dobët dhe problemet e tjera që sjell mosha e shtyrë.
S’ka dyshim se përsoni i mençur do të preferonte një jetë të përsosur të mirësisë e rehatisë; për hir të disa dekadave ai nuk do të humbte jetën e përjetshme. Sidoqoftë, ka edhe disa sish që janë magjepsur e verbuar nga magjia e kësaj bote, e cila kalon sa të rrahësh qerpikun.
Njerëzit që preferojnë jetesën duke ndjekur dobitë personale, e kuptojnë shpejt se kjo nuk është mënyrë e qëndrueshme për të realizuar qëllimet e tyre. Çfarëdo që të bëjnë ose kudo që të shkojnë, gjatë jetës së tyre ata kurrë nuk arrijnë t’u ikin dhimbjeve e shqetësimeve. Por të kuptuarit e një realiteti të tillë shpesh vjen vonë; zakonisht, kur i ofrohet vdekja, njeriu mendon për zgjedhjet e gabuara që ka bërë.
Jeta në këtë botë, e bazuar në lidhjet e forta, ofron vetëm një kënaqësi të moderuar; ajo nuk ofron asgjë më tepër se pak jetesë dhe strehë. Në Kuran,  Allahu jep arsyet për një preferencë të këtillë: mungesën e mençurisë. Pra, cilat janë tiparet e kësaj mënyre të të jetuarit, cili është thjeshtë burimi i jorehatisë e i mundimeve i cili shpie te tortura e plotë për tërë përjetësinë? Çfarë jete bëjnë njerëzit injorantë ?
Në faqet në vijim është dhënë një kornizë e plotë për ambientin që i rrethon njerëzit injorantë. Qëllimi është që të shpaloset të kuptuarit e vrazhdë që trashëgon ajo dhe të tregohet se sa e dëmshme është kjo mënyrë jetese për mirëqenjen e individit në aspektin afat shkurtër dhe aftagjatë.
Sidoqoftë, para se të hyjmë në detaje, secili duhet ta mbajë në mend se mënyra e jetesës e përshkruar këtu duhet të shihet në termat e të kuptuarit të përgjithshëm të shoqërive injorante. Kështu, edhe pse zakonisht praktikohet në shoqëri, kjo nuk do të thotë që ajo është e vërtetë për të gjithë individët. Mund të ketë njerëz që nuk përfshihen në praktikat të cilat përmenden në seksionet vijuese të kësaj libre. Sidoqoftë, qëllimi është që të shprehet natyra primitive e këtij të arsyetuari që shpalos veten në shpirtin njerëzor në disa mënyra: nganjëherë ne e shohim atë në qasjen individuale  ndaj vlerave morale; alternativisht,  mund të shihet edhe në mënyrën e të jetuarit të botës egocentrike që personi ka ndërtuar për vete. Pa marrë parasysh se si e zbulon veten stili i jetës, ka një fakt që duhet nënvizuar: njerëzit që e braktisin veten në jetën e kësaj bote, duke harruar tërësisht Ditën e Gjykimit pa asnjë kusht zbulojnë këtë primitivizëm në një mënyrë ose në tjetrën.

Jeta monotone

Ata që e pranojnë injorancën, herët a vonë zihen në kurthën e monotonisë. Të paaftë për të gjetur shkaqet e saj, ata përfundimisht i dorëzohen kësaj monotonie dhe thjeshtë e përvetësojnë si mënyrë të të jetuarit.  Që nga atëherë, ata nuk orvaten të pasurojnë jetën e tyre, duke e bërë më të shëndoshë, më të rehatshme e të kënaqshme. Ata kalojnë jetën duke pritur vdekjen.
Në këtë pikë, për injorantët fillon monotonia. Në momentin që hapin sytë, ata gjenden të pushtuar nga rutina e  çdoditshme. Shumë njerëz i shohin orët e gjata të kaluara në shtëpi ose në punë si diçka të kotë. Nuk është ndonjë punë e madhe që ata mund të ecin në hap me shoqërinë kur në të vërtetë ata kërkojnë diçka që t’u jap kuptim jetës së tyre. Herët në mëngjes ata lënë shtëpinë për të shkuar në punë ku takojnë njerëzit e njëjtë dhe flasin për gjëra të njëjta. Kur puna të ketë mbaruar, ata kthehen në shtëpi me veturën e njëjtë, nëpër rrugën që e ndjekin gjithmonë. Në shtëpi nuk ndodh asgjë e ndryshme; në tavolinën e darkës familja angazhohet për llafet e përditshme. Së shpejti ata fillojnë të shohin televizionin, dhe pastaj shkojnë të flenë. Kështu ata përgatiten për ditën tjetër që nuk do të sjell asgjë të re.
Duke e ditur se, në kuptimin kohor, nuk do të ndryshojë asgjë, çdo gjë bëhet edhe më e padurueshme dhe e mundishme. Ata fillojnë të mos e pëlqejnë shtëpinë e tyre, edhepse është e zbukuruar me kujdes e entuziazëm. Koha përfundimisht zhduk atraksionin e shtëpisë, mobiljeve, zbukurimeve, shkurt, gjithçka që e pëlqejnë. Koha poashtu i bën njerëzit që të humbasin dashurinë për njerëzit që i rrethojnë; pas një kohë ata nuk nxjerrin ndonjë kënaqësi nga raportet e tyre siç bënin dikur.  Anëtarët e familjes dhe miqtë e afërt nuk ofrojnë më kënaqësinë e dikurshme; njerëzit në gjendjen e injorancës i duan ata përreth vetëm për shkak  të shprehisë.
Shkak kryesor për këtë monotoni janë sigurisht qëllimet e vogla që ata kanë. Edhe personi më ambicioz në botë ka qëllime të rëndomta, kurse e tëra kjo është rezultat i të jetuarit në një botë të vogël:  diplomimi në një universitet me prestigj, fitimi i një pune të mirë, martesa e lumtur, dërgimi i fëmijëve në shkollë, përmirësimi i standardeve të të jetuarit dhe përfundimisht pritja e vdekjes… thënë ndryshe, ardhja në ekzistencë, rritja dhe vdekja.
Kalimi i kufinjve të këtyre caqeve, të imponuara nga kultura e injorancës, është i pamundshëm. Të gjitha idealet janë vënë për disa dekada të jetës.
Sidoqoftë, individi, duhet t’ia përkushtojë burimet e tija plotësimit të urdhërave të Allahut me qëllim që të sigurojë kënaqësinë e Allahut. Jeta që kalohet për shkakun e Allahut nuk bëhet kurrë monotone. Secili moment bëhet burim i kënaqësisë e përkushtimit. Njeriu do të qëndrojë për pak në këtë botë, por në Parajsë, vend i lumturisë së pafundme, ai përfundimisht do të marrë shpërblimin për atë që ka bërë. Prandaj, për besimtarin, është jourtësi që të vrasë kohën kot. Përkundrazi, personi e gjen se çdo moment i kësaj jete të kufizuar është i çmuar.
Ai që ndjek urdhërat e Kuranit nuk përjeton kurrë monotoninë. Ai është njeri i mençur që në mënyrë të vazhdueshme sjell diçka të re në jetë. Ai nuk lejon kurrë që njerëzit që e rrethojnë atë ose jetën e tij të hyjnë në rreth të mbyllur. Madje edhe me burime të kufizuara e në kohëra të vështira, ai gjithnjë gjen mënyra për ta përmirësuar jetën e vet. Në moshë të shtyer, gjithashtu, entuziazmi i tij për përmirësimin e jetës nuk zhduket kurrë. Përcaktimi i tij që të ndjekë rrugën e drejtë përfundimisht i sjell jetë të mirë në këtë botë dhe në parajsë e në jetën e përtejme:
E ata thonë: “Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës.I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.(Surja Fatir: 34-35)
Përkundër shpërblimit të këtillë, njerëzit injorantë pranojnë kotshmërinë e jetës së tyre. Allahu, në Kuran i jep arsyet për një qëndrim të tillë:
Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t'ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë.(Surja Hashr: 14-15)

Ambienti i lodhshëm

Në shoqëritë injorante njerëzit bëjnë jetë të mundimshme. Kjo sigurisht është pasojë direkte e mos vënjes së besimit në  Allahun. Duke mos besuar në Allah, ata supozojnë se mund t’i shmangen përgjegjësive të tyre ndaj  Allahut dhe të kënaqen në të gjitha kënaqësitë botërore të kësaj jete. Por, për zhgënjimin e tyre, një gjë i shqetëson ata pa masë: stresi. Zgjidhja e tyre e mosbesimit qëndron vetëm në të supozuarit se një ambient ku nuk imponohet një sjellje e përshtatshme nga një ndjenjë absolute e së drejtës dhe së gabuarës por nga përkushtimi i parimeve vetjake do t’i ofronte atyre paqe, rehati e kënaqësi. Megjithatë, në kundërshtim me ato që presin ata, përvoja e tyre dëshmohet të jetë tjetër.
Shkaku kryesor për këtë bezdi është pasiguria. Kjo pasiguri është pasojë e mos besimit në Allahun. Njerëzit, që nuk mendojnë fuqinë dhe kontrollin e Allahut mbi tërë njerëzit dhe incidentet, ndjejnë frikë të vazhdueshme e parehati. Të pavetëdijshëm për fatin, i cili është nën kontroll të plotë vetëm të Allahut, ata luftojnë të përballen me tërë jetën. Sipas kësaj arsyeshmërie ata, në çdo moment, mund t’i godasë fati i ligë kurse ata do të jenë të dobët e të pandihmë.
Ndaj çdo gjëje që ndodh, ata kanë qasje negative. Frikë e madhe i rrethon ata nga çdo anë. Të ngarkuar me stres, mendjet e tyre dështojnë të gjejnë zgjidhje për problemet. Sikur të trajtonin këto probleme duke qenë në gjendje të qetë mendore, këto do të ishin çështje minore për t’u zgjidhur. Kryesisht ata janë të palumtur, çdo gjë që takojnë gjatë jetës, pa marrë parasysh se a është e   rëndësishme ose e kotë i bën ata të tendosur. Veçanërisht situatat që ata i përshkruajnë si të pafat bëhen burim kryesor i stresit për ta.
Megjithatë, ajo që është e zakonshme për këta njerëz është dëmi që ata i shkaktojnë shëndetit të tyre mental. Fjalitë që fillojnë me çka nëse…? I preokupojnë mendjet e tyre me skenare shkatërruese. Një biznesmen, për shembull, i merr parasysh të gjitha pasojat e mundshme të humbjes së një takimi të rëndësishëm që do të mbahet javën tjetër: çka nëse i ikën aeroplani dhe nuk mund të arrijë me kohë  në takim?; cila do të ishte humbja e tij në situatë të tillë?;  si mund t’ia shpjegojë situatën shefit të tij? Janë vetëm disa nga pyetjet që i shkojnë nëpër kokë. Ky qëndrim, nuk është i kufizuar në vetëm një temë. Një qasje e tillë është e vërtetë për çdo aspekt jetësor, siç është shëndeti, familja e miqtë, çështjet shoqërore e ekonomike, vetëm disa nga to. Problemet e imagjinuara të bashkëshortëve të tyre, fëmijëve e miqve e shtojnë stresin.
Në anën tjetër, besimtarët që janë në pajtim me urdhërat e Kuranit, ndjejnë thellë në zemrat e tyre paqe, rehati e lumturi. Duke qenë të ndërgjegjshëm për ekzistencën dhe fuqinë e Allahut, ata kurrë nuk tronditen nga hallet e shqetësimet. Ata i zgjidhin problemet me mençuri. Nëse hasin në vështirësi gjatë zgjidhjes së problemit, kjo nuk ua then shpirtin. Ata e dijnë, se çfarëdo që të ndodhë, ka një të mirë në vete. Sërish, në një gjendje të paqme mendore, ata shikojnë se si të përmirësojnë situatën. Me një qëndrim të këtillë, rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e besimit të tyre në Allah, ata qëndrojnë larg nga çfarëdo e keqe që mund të jap stresi e tensionimi në trupin e shpirtin e njeriut.
Besimtarët nuk e humbin kurrë besimin e tyre te Allahu; humbja materiale, një aksident ose sëmundje nuk e prekin besimin e  tij ndaj Krijuesit, meqë e dijnë se në çdo gjë ka një të mirë. Ata e dijnë se, përveç Allahut, njerëzit nuk kanë mbrojtës ose ndihmës tjetër... në situatat ku veçanërisht rrethanat nuk janë të favorshme, ata shpejt vërtetohen se kjo është provë e Allahut. Allahu ofron arsyet themelore për këtë qëndrim në ajetin vijues:
Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është i dëmshëm për ju. All-llahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.(Surja  Bekare: 216)
Njerëzit injorantë janë në mënyrë të veçantë të lëndueshëm. Stresi, pasojë e arsyes së pakuptimtë, shkakton dëm të pakthyeshëm në trupin dhe shpirtin e tyre. Derisa ndjekin deri në pambarim kënaqësinë e jetës, ata e gjejnë veten të mbuluar nga hidhërimi i brengave të tyre të paarsyeshme. Përveç kësaj bote, ata humbin edhe jetën e përtejme. Nëse, sidoqoftë, do ta kalonin kohën e tyre duke menduar për jetën e përtejme, në vend se të prodhojnë skenare negative, që janë thjeshtë pjellë e imagjinatës, ata sigurisht që do të arrinin lumturinë si në këtë, poashtu edhe në botën e përtejme.
All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju marrëveshjes që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.(Surja Tevbe: 111)

Dhënja rëndësi njerëzve bazuar në pasurinë e tyre, statusin e pamjen e mirë

Njerëzit e pasur vlerësohen lartë nga injorantët. Sa më shumë para që të ketë personi, aq më i respektuar bëhet.
Në shoqëritë injorante nuk fitojnë nderin vlerat morale, serioziteti dhe modestia. Këto në të vërtetë nuk janë virtyte të cilave iu kushton rëndësi injoranca. Duke qenë bazë e vetme e të gjitha raporteve dhe vlerave, paraja paraqet një strukturë krejtësisht tjetër të vlerave morale dhe botëkuptimeve në shoqërinë injorante; në këtë sistem secili dhe çdo gjë ka një çmim dhe nuk ka asgjë që nuk mund të realizohet derisa e paguani çmimin.
Për shkak të këtij të ashtuquajturi superioritet, njerëzit në gjendje të injorancës ndjejnë një admirim të jashtëzakonshëm për elitën e shoqërisë. Pa marrë parasysh se sa janë ata të korruptuar, mënyra e tyre e jetesës çmohet shumë, madje edhe imitohet. Sipas kësaj filozofie, personi, megjithëse krejtësisht i korruptuar moralisht, mund të zë një status të lartë e të respektuar në shoqëri.
Si pasuria, edhe statusi dhe pamja e mirë, gëzojnë një admirim poashtu në shoqëritë injorante. Shpesh, edhe pa e pasur as idenë më të vogël për karakterin e personit, injorantët mendojnë se një person është superior ndaj të tjerëve për shkak të pamjes së tij ose pozitës së tij prestigjioze në biznes. Në të vërtetë ky është sistem mbi të cilin qëndron shoqëria injorante. Qysh në fëmijërinë e hershme, të gjithë anëtarët e shoqërisë i mësojnë këto vlera dhe fillojnë të jetojnë sipas tyre. Secili e di se cilës klasë shoqërore i përket, dhe cilat dobi e përparësi i përkasin duke qenë anëtar i asaj klase. Pasuria ka një përparësi ndaj varfërisë, sikurse përparësia që e gëzojnë njerëzit e shkolluar ndaj analfabetëve dhe njerëzit e njohur ndaj qytetarëve të thjeshtë. Ky është burimi kryesor qesharak i lakmisë dhe ndjenja e inferioritetit ndaj këtyre njerëzve që duket se kanë gjetë vend më të mirë në këtë jetë se të tjerët. Ndjenjat e tilla i shtyjnë pashmangshëm njerëzit në konkurrencë. Ata ia kushtojnë tërë energjinë, të menduarit për aftësitë dhe kohën e angazhimit në betejë për këtë status. Një konkurrencë e tillë pashmangshëm i bën njerëzit të harrojnë qëllimin e ekzistencës së tyre.
Si pasojë e indoktrinimit shoqëror, ata që mendojnë se janë superiorë, supozojnë se kanë të drejtë të kenë kontroll shtypës ndaj të tjerëve. Kierarkia e pashkruar që mbizotëron në shoqëri, për shembull, bën që pronari të bezdisë qiramarrësin e tij. Ngjashëm, qiraxhiu mendon se ka të drejtë të bezdisë rojtarin. Rojtari ushtron autoritetin në shtëpi, mbi gruan, dhe sipas kësaj mënyre gruaja mbi fëmijtë. Në botën e tyre, ka një kierarki të superioritetit. Në këtë kierarki secili i di të drejtat e tija individuale dhe kufizimet e autoritetit të tij.
Sigurisht ky është një sistem i sjelljes shoqërore me të meta. Njerëzit në këtë gjendje injorance krijojnë një sistem dhe pastaj ballafaqohen me vështirësi që të pajtohen me rregullat e sistemit që vetë e kanë krijuar. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i të arsyetuarit të patakt. Sidoqftë, në vend se të zhdukin këtë gabim fundamental, njerëzit injorantë luftojnë të gjejnë mënyra për të qenë të suksesshëm në këtë konkurrencë të pamëshirshme.
Në kundërshtim me kriteret e shoqërisë injorante për superioritetin, me fjalë të tjera pasurinë, pushtetin e statusin, superioriteti i vërtetë fton për besim në Allahun dhe frikën nga Allahu. Ngjyra e dikujt, pamja e mirë ose prosperiteti nuk kanë rëndësi në prezencën e Allahut. Një ditë, secili, i varfër ose i pasur, i bukur ose i shëmtuar, do të hidhet në qefin ku trupi I tij do të reduktohet në parëndësi.
Kurani vendos kritere reale për  njeriun:
O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.(Surja Huxhurat: 13)
Duke jetuar në një komunitet njerëzish, që kanë një zotërim të brendshëm të këtij të arsyetuari kuranor, sigurisht që është burim i madh i komforit. Një ambient ku konceptet e dashurisë e të respektit janë të izoluara nga vlerat morale dhe të zëvendësuara nga virtyte si ndershmëria, ndërgjegjësimi moral etj, i jep një fund natyror këtij konkurrimi të pamëshirshëm. Një konkurrim i tillë duhet zëvendësuar duke u orvatur për të qenë në rrugë të Allahut.  Allahu shpall superioritetin e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut:
Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t'i arrijnë ato.(Surja Mu’minun: 61)
Secili (popull) ka një anë, të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.(Surja Bekare: 148)
I besojnë All-llahut dhe së ditës, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.(Surja Ali Imran: 114)

Ata jetojnë në një ambient ku urtia
e ndërgjegja nuk kanë vend

Sistemi i injorancës nuk le hapësirë për të menduar; kjo do të thotë të jetosh pa menduar, të flasësh pa menduar, të japësh vendime pa menduar, të implementosh pa menduar… Njerëzit injorantë e konsiderojnë të menduarit sikur humbje kohe, dhe çka është më me rëndësi, e përceptojnë këtë si të mundimshme, meqë definitivisht kjo fton për ndërgjegje e mençuri, dy koncepte që nderohen vetëm në teori por kurrë në praktikën e mënyrës injorante të të jetuarit. Në vend të kësaj, pa ia nënshtruar ato hulumtimit të plotë, njerëzit aplikojnë dhe vëzhgojnë rregullat, parimet e traditat që i bëjnë vetë, sigurisht një mënyrë e lehtë e të jetuarit që kurrë nuk kërkon të mendojnë.
Për shembull, meqë janë të udhëzuar ata e dijnë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë. Në rast urgjence ose të një situate të papritur, atyre u mungon iniciativa për të ofruar zgjidhje për problemin. Kjo është thjeshtë sepse ata janë mësuar në zgjidhje të gatshme. Habia dhe të vepruarit pavendosmërisht janë vetëm disa nga pasojat e mos të aplikuarit të urtisë e ndërgjegjes.
Ngjashëm, injorantët shfaqin apati ndaj risive. Përveç në rast zori, ata shprehin ngurrim për të prodhuar çfarëdo gjëje të re, pavarësisht se për çka është fjala. Një shembull nga përditshmëria i bën këto shpjegime më të qarta. Njerëzit injorantë janë të gatshëm të blejnë çfarëdo që u servojnë dizajnerët, sado qesharake që të jetë ajo. Vetëm për të qenë në hap me modën, ata veshin rroba që duken qesharake. Ata rrallë e përdorin gjykimin e shëndoshë që të duken mirë. Ngjashëm, të përcaktuara nga tendencat e përgjithshme të modës, janë edhe preferencat sa i përket zbukurimit të shtëpisë, filmave, argëtimit, shfaqjeve televizive etj.
Gjatë përditshmërisë, pikëpamjet shpalosen në shumë mënyra. Kur takohen me lypësin me duar të shtrira në rrugë, ata nuk mund të ecin anash, por i japin ca para. Sidoqoftë, ky është një veprim reflektiv, që është rezultat i procesit të të mësuarit e jo vendim i ndërgjegjshëm. Në situatë tërësisht tjetër, është plotësisht e mundur që ata do të vepronin në mënyrë të pamenduar e të pandjeshme. Gjatë jetës është e mundshme të jemi dëshmitarë të qindra shembujve të këtyre veprimeve reflektive. Esenca e çështjes është se pasojat e pamendueshmërisë shprehimore mund të jenë më serioze se sa që dikush mund të imagjinojë. Sigurisht, e meta më e madhe është të kuptuarit e varfër të madhështisë së Allahut dhe të ekzistencës së jetës së përtejme. Në Kuran, shkaqet për këto karakteristika të shoqërisë injorante janë shpallur shumë thjeshtë:
“…sepse janë njerëz që nuk logjikojnë…”(Surja Hashr: 14)
Në anën tjetër, besimtarët janë ata që kanë një mendjehollësi për rëndësinë e urtisë e të ndërgjegjes. Në çdo aspekt të jetës, ata shfrytëzojnë përparësitë e kësaj të mire deri në masën më të madhe. Ata përsiasin për çdo incident që i godet edhe ndërmarrin vepra të mençura e të menduara mirë. Besimtarët mësojnë nga këto incidente dhe fitojnë përvojë të shkëlqyer për ta përdorur më vonë në jetë.  Ata kurrë nuk angazhohen në praktika të trashëguara, pa parashtruar pyetje paraprakisht. Nëse sistemi ia del që t’i ofrojë atyre diçka vërtetë të mirë, ata e përvetësojnë atë. Ndërkohë, ata nuk lejojnë që komponentat jo të përdorshme të këtij sistemi të ndikojnë në jetët e tyre, dhe nuk humbin kohë në ndryshimin ose përmirësimin e kushteve, nëse kërkohet ripërtrirja. Ajo që është më me rëndësi, ata jetojnë jetë të qetë e të shpërblyer në këtë botë, dhe gjithashtu duke iu falënderuar sjelljes së tyre të konsideruar arrijnë lumturinë në përjetësi. Këto janë të mirat aktuale që sjell ndërgjegja e mençuria.

Degjenerimi

Ato të cilave i referohemi si vlera morale, janë koncepte të paraqitura nga religjioni e që e bëjnë jetën të bukur e të shpërblyer. Saherë që këto vlera shtrembërohen, ballafaqohemi me pamje shqetësuese në shoqëri. E para, në një ambient ku nuk ka rregulla e kufizime, mbizotëron paligjshmëria. Në këtë sistem, secili vë rregullat e parimet e veta, të bazuara në kritere tepër të ndryshme. Parimi bazë që aplikohet në shoqëritë injorante është që të mos shkohet në ekstreme të sjelljes shoqërore që do të nxisin reagime shoqërore. Është e pranuar gjerësisht se mund të bëhet çdo e padrejtë, përderisa kjo nuk bëhet publike. Njerëzit injorantë mbajnë fjalime për sjelljen virtuoze e morale, ose I dënojnë ata që kanë pikëpamje të tjera. Sidoqoftë, ata për vete i shkelin këto vlera saherë që janë të bindur se nuk i sheh askush.
Ky në të vërtetë është themeli kryesor mbi të cilin qëndron filozofia e tyre. Ata kurrë nuk mendojnë se Allahu i rrethon në çdo moment, ata kurrë nuk e konceptojnë se Ai sheh çdo vepër që ata bëjnë dhe dëgjon çdo fjalë që ata lëshojnë. Ata e shohin degjenerimin si një mënyrë moderne të të jetuarit.
Ata frikësohen se do të jenë të poshtëruar nëse nuk e projektojnë imazhin e personit modern. Ky imazh para së gjithash thërret për talljen e vlerave morale siç është ndershmëria. Për shembull, dikush që ia kthen pronarit paratë që ka gjetur në rrugë, është qesharak. Në një situatë të tillë, sjellja e pranueshme sipas njerëzve injorantë do të ishte që paratë të mos ktheheshin. Ky shembull reflekton vetëm një aspekt të të kuptuarit të vlerave morale në shoqëritë injorante. Konceptet si ndershmëria dhe thjeshtësia gjithashtu humbin rëndësinë e tyre. Falsifikimi dhe të gënjyerit pranohen si diçka normale. Personi mund të kryejë vjedhje meqë nuk sheh asgjë të keqe në të. Ngjashëm, në këtë sistem secili mund të gënjejë sa herë që të dojë. Në këtë sistem ata që mendojnë ndryshe nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë sepse edhe ata kanë të drejtë të sillen lirisht (!) në pajtueshmëri me vlerat e tyre morale.
Kurani e bën të qartë se njerëzit që zbatojnë vlerat morale të kohës së injorancës vuajnë për këtë:
All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.(Surja Junus: 44)
Në shoqëritë ku njerëzit zbatojnë vlerat religjioze, ata sillen me përgjegjësi ndaj njëri tjerit meqë kanë frikë nga Allahu. Ata kurrë nuk denjojnë që të jenë të pandershëm ose të pasinqertë, dhe sigurisht kurrë nuk I shtyjnë gjërat deri në ekstreme për t’I bërë gjërat të vështira për të tjerët. Vlerat morale bëhen bazë e të gjitha akteve dhe sjelljeve.

Raportet e bazuara në interes në vend
se në ndershëmri e sinqeritet

Raportet e nxitura nga baza interesi, gjithashtu një tipar ky i shoqërive injorante, nuk e lejojnë fromimin e shoqërive të sinqerta. Miqësitë e vërteta kërkojnë sakrificë dhe të menduar; njeriu duhet të marrë parasysh nevojat dhe interesat e personit tjetër dhe të synojë mënyra për të ofruar paqe dhe rehati ndaj tij/saj. Një qasje e këtillë, sidoqoftë, është në kundërshtim të plotë me të arsyetuarit e njerëzve injorantë. Arsyeshmëria e tyre primitive fton për bindje jo paqësore ndaj interesave vetjake për idetë e gabuara  se jeta është e shkurtër dhe bota një vend i përkohshëm.
Kjo mënyrë e të arsyetuarit sjell dëm e jo dobi.. Telashet e shkaktuara nga kjo qasje vetjake I prekin më së shumti ata. Gjatë tërë jetës, ata duhet të kalojnë kohën në një ambient ku nuk përjetojnë kurrë dashurinë dhe respektin e vërtetë. Ata e dijnë gjithmonë se miqësitë e tyre bazohet në interesa të dyanshme. Pa dyshim që ata e ndjejnë se në kohë të turbullta miqtë e tyre do të largohen. Ata u qasen njerëzve të tjerë me mentalitet të njëjtë. Megjithatë gjatë tërë jetës së tyre ata ankohen se nuk kanë miq të vërtetë.
Njerëzit që janë injorantë supozojnë një qasje vet-sakrifice ndaj miqve të tyre vetëm kur besojnë se do të kenë ndonjë përparësi. Përkohësisht ata shtiren sikur janë miq të mirë. Megjithatë, kur përparësitë që fitohen nga lidhja të kenë kaluar, ata mbajnë një qasje të largët e të ftohtë, duke lënë të kuptohet se ata nuk kanë më nevojë për një lidhje të tillë.
Ky në të vërtetë është një proces shumë i njohur. Është interesant fakti se askush nuk dënon të tjerët ose nuk i kundërvihet këtij sistemi, sepse të gjithë anëtarët e shoqërisë injorante mendojnë në mënyrë të njëjtë. Madje edhe martesat  dhe raportet ndërmjet anëtarëve të ngushtë të familjes janë të bazuara në këtë sistem. Në vend se të ofrojnë besim, dashuri e respekt, të dyja palët i qasen njëra tjetrës me qëllim që të përfitojnë ndonjë dobi. Në përgjithësi gratë e shohin martesën si garancë për të ardhmen.  Xhirrollogaria bankare e burrit  të ardhshëm në të shumtën shërben si siguri jetësore. Edhepse nuk thuhet haptazi, martesa konsiderohet si kontratë. Nëse njeriu është i pasur, gruaja supozon se ka bërë një zgjidhje te duhur. Burri e ndjen të njëjtën gjë dhe supozon se është ai që ka mashtruar tjetrin. Sikur në të gjitha punët, ai synon që të ketë disa dobi; gruaja e tij e bukur bëhet diçka me të cilën ai lavdërohet. Tekefundit, ai siguron ekzistencën e dikujt në shtëpi, kurse gruaja gjatë tërë jetës do të kryejë në qetësi punët shtëpiake, të hekurosë këmishat e tij dhe të kujdeset për fëmijtë.
Sistemi i tillë është pashmangshëm pasojë e të qenit larg nga botëkuptimet islamike. Të shikuarit e njeriut si një mjet për të realizuar qëllime të veçanta është, në një masë të madhe, pjesë e dëmit që shkaktohet nga jobesimtarët në shoqëritë që janë zhytur në injorancë.
Kjo arsyeshmëri e shtrembëruar është bartur gjithashtu te brezat e rinj. Të ndikuar nga prindërit e tyre, fëmijtë fillojnë t’i shohin ata si furnizues të cilët kudjesen për ta, i marrin nga shkolla, dhe përfundimisht aranzhojnë për ta një profesion të respektueshëm. Në anën tjetër, prindërit i shohin fëmijtë si pronë në të cilën duhet investuar. Qëllimi i tyre final është që të kenë dikë që do të kujdeset për ta kur të plaken. Këto qëllime, që kurrë nuk thuhen zëshëm, por ndjehen e përjetohen intenzivisht, e preokupojnë mendjen e të gjithë individëve në shoqëritë injorante.
Siç e kemi parë, duke besuar se kanë bërë më të mirën për jetën e tyre,  të gjithë anëtarët e shoqërive të tilla, i përshtaten këtij rregulli pa ndonjë përjashtim. Sidoqoftë, është humbje e madhe nëse nuk përjetohet miqësia dhe ndershmëria e vërtetë, madje edhe me bashkëshortin ose fëmijtë. Njohuria se edhe anëtarët e familjes së ngushtë, i qasen njëri tjetrit me qëllime materiale sigurisht që shkakton dhimbje të brendshme.
Sidoqoftë, rrënjët e sëmura nga mentaliteti i korruptuar i shoqërive injorante nuk janë të kufizuara vetëm në rastet e lartëpërmendura. Vetmia që ndjehet në këtë botë zgjat poashtu në përjetësi. Allahu paralajmëron njeriun për një zhgënjim të tillë  që më përpara.:
Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S'ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra tjerë.(Surja En’am: 94)
Kur personi i dorëzohet Allahut, Ai e mbron atë. Personi i tillë bëhet mik i përjetshëm i të gjithë profetërve, engjujve e besimtarëve.
E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!(Surja Nisa: 69)

Të jetuarit në kushte të papastra

Të arsyetuarit primitiv, puna për të mbijetuar qëllimin e fundit të jetës, bën që anëtarët e saj të bien në stil jetësor të paorganizuar. Një ndër themelet e këtij mentaliteti është që të ketë më shumë kohë që të nxirret kënaqësi nga jeta. Ky qëllim, duke manifestuar veten në fraza të zakonshme siç është përfitimi sa më shumë nga jeta ose ruajtja e momenteve të caktuara, promovohet energjikisht dhe inkurajohet, si stil i bashkohor i jetesës.
Ka një çështje tjetër që kërkon të përmendet këtu: fakti se individët nuk i kushtojnë rëndësi askujt tjetër pos vetes, duke mos treguar kështu dashuri të vërtetë dhe respekt për askend, në të vëretë paraqet një mënyrë të tillë të të jetuarit. Situata bëhet më e qartë në martesë ku çiftet humbin respektin e ndërsjellë. Menjëherë pas martesës, të dyja palët nuk hezitojnë të sillen në mënyrë në të cilën nuk kanë guxuar të sillen para se të martoheshin. Të kaluarit e pjesës më të madhe të ditës në pixhama, me fytyrë të palarë, flokë të pakrehur e aromë të keqe nga goja, ose të jetuarit në shtëpi ku sipërfaqet e kuzhinës vlojnë nga enët e palara tërë ditën, janë të gjitha rezultat i këtij mentaliteti.
Me të vërtetë, ky mentalitet nuk sjell tjetër përveç vështirësive, çrregullimit e kaosit për jetën e njerëzve injorantë. Me pretekstin e mos humbjes kohë, ata i shmangen shumë gjërave që do të sillnin një grimë estetikë në jetën e tyre. Ata merren vetëm me esencën dhe nuk përpiqen që të bëjnë ambientin e tyre të bukur. Për shembull, gjatë kryerjes së punëve shtëpiake ata nuk i kushtojnë rëndësi detajeve. Atyre u duket e vështirë që të pastrojnë; nëse papastërtia përreth nuk shihet, është një arsye e majftueshme për të mos pastruar. Disa njerëz e përceptojnë hekurosjen, bërjen dush, ndërrimin e çarçafëve të ndotur, peshqirëve ose rregullimin e dhomave të tyre si humbje kohe. Ata nuk i pastrojnë rrobat e tyre derisa nuk shihen njolla ose ndyrësi e dukshme në to. Ata nuk mërziten që të rruhen. Veçanërisht në kohë të ftohtë ata nuk duan që të pastrohen. Në të shumtën ata pastrojnë vetëm flokët. Në disa kultura, femrat gjejnë zgjidhje praktike për këtë: ato vizitojnë floktarin njëherë në javë dhe nuk ndjejnë nevojë që të pastrojnë flokët e tyre deri në vizitën tjetër te floktari. Në vend se të bëjnë dush, ata përgjithësisht kamuflojnë çfarëdo kundërmimi të padëshirueshëm me parfum e dezodoransë, që i bën edhe më shqetësues. Njerëzit injorantë i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme të rrobave, megjithëse nuk ndjejnë nevojën për të pastruar rrobat që kundërmojnë erë të rëndë të djersës, ushqimit ose cigareve.
Të kuptuarit primitiv të higjienës është veçanërisht i përhapur te të rinjtë. Rrobat e tyre të parapëlqyera janë të ngrëna, ose janë xhinse të shqyera të zhytura në papastërti. Në universitete e diskoteka ose edhe nëpër rrugë, është e njohur mirë ulja nëpër trotuare ose shkallë, duke mbajtur veshur xhaketë të ndotur lëkure, këpucë të përbaltura, dhe çantë të çngjyrosur. Ata përgjithësisht nuk e pastrojnë garderobën e tyre; rrobat e ndyra e të shkatërruara hidhen në garderobë, bashkë me të pastrat. Pastruesja bën pastrimin njëherë në javë; dhe për të mos kaluar kohën duke larë enët ata preferojnë ushqimin e shpejtë.
E inkurajuar nga preteksti i modernizmit, kjo mënyrë të kuptuari e jetesës gëzon një popullaritet të veçantë ndër një shtresë të shoqërisë të quajtur intelektualë. Shumica e këtyre njerëzve, në të shumtën e rasteve e përbërë nga gazetarët, autorët, piktorët, aktorët, poetët e njerëzit e shou biznesit, projekton imazhin e intelektualit me mjekrra të ndyra, flokë të yndyrshme e rroba të çrregullta. Ata besojnë se paraqitja me rroba të pastra e të shtruara është në papërshtatshmëri me karizmën e tyre. Disa kushte të papastra sigurisht që ndikojnë negativisht te këta njerëz injorantë. Qofshin të rinj apo të vjetër, ata zhvillojnë sëmundje të shkaktuara nga paushqyeshmëria dhe kushtet josanitare. Duke thithur tym cigaresh në zyrat e tyre, tregtuar në qendra tregtare, kafiteri etj., lëkura e tyre shndërrohet në të verdhë dhe ata vuajnë nga probleme serioze të mushkërive. Sidoqoftë, këto janë efekte negative që shihen vetëm në trup. Të jetuarit në vende të ndotura e të çrregullta, bashkë me njerëzit e tjerë që nuk brengosen për kushtet sanitare, ka efekt negativ edhe në psikologjinë e tyre. Me kohë, ata bëhen tërësisht të pandjeshëm ndaj bukurisë dhe estetikës. Në të vërtetë kjo është pasojë e zgjidhjes që ata duan ta bëjnë.
Përkundrzai, Kurani inkurajon njeriun që të jetojë në vendet më të pastra e më të bukura të mundshme. Në Kuran, Allahu jep llogari të detajuar se si duhet të drejtojnë jetën e tyre besimtarët:
Dhe rrobat tua pastroji!(Surja Mudeththir: 4)
All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.(Surja Bekare: 222)
O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.(Surja Bekare: 168)
Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: “U janë lejuar të gjitha gjërat e mira.(Surja Maide: 4)
Ai do të lejojë për ta çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe.(Surja A’raf: 157)
Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.(Surja Bekare: 125)
Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”.(Surja Kehf: 19)
O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.(Surja Merjem: 12)
Në emër të modernizmit, njerëzit injorantë, me duar të veta, krijojnë papastërti dhe ambient të paorganizuar. Në anën tjetër duke qenë në pajtueshmëri me parimet e Kuranit, besimtarët gëzojnë bukuritë e kësaj jete para se të arrijnë në jetën e përtejme.